Skip to content Skip to footer

Politikat e Privatësise

Këto janë politikat e privatësisë së faqes së internetit të Parkut Kombëtar të Gërmisë, i cili gjendet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë (i quajtur “ne”, “neve”, “jonë”). Ne kujdesemi shumë për privatësinë tuaj dhe nese perdorim të dhënat tuaja personale që janë të qasshme permes vizites suaj në këtë faqe, atëherë do ti perdorim vetëm në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Europian (BE) dhe praktikave të mira të fushes, duke respektuar ligjet, aktet nën-ligjore të Republikes së Kosovës për fushen e të dhenave personale dhe privatësisë.

Informacioni që mbledhim

Mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale që na jepni kur regjistroheni për lajmerime, përdorni shërbimet tona ose kontaktoni me ne. Kjo mund të përfshijë emrin, adresën, numrin e telefonit, emailin dhe çdo informacion tjetër që ju e jepni me dëshirën tuaj.

Si e përdorim informacionin tuaj?

Përdorim informacionin tuaj për të përmirësuar shërbimet tona, për të komunikuar me ju, dhe për të përmbushur obligimet tona ligjore.

Kush ka qasje në informacionin tuaj?

Ne nuk do të shpërndajmë, shesim, ose transferojmë të dhënat tuaja personale ndaj palëve të treta pa lejen tuaj të qartë, përveç rasteve kur jemi të detyruar nga ligji.

Siguria e të dhënave

Ne marrim masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënave tuaja nga humbja, përdorimi i paautorizuar, qasja e paautorizuar, zbulimi, modifikimi, ose shkatërrimi i paautorizuar.

Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtën të kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale, të kërkoni korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja personale, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, të kërkoni kufizimin e përpunimit, dhe të kërkoni transferimin e të dhënave.

Si të na kontaktoni?

Nëse keni pyetje rreth kësaj Politike të Privatësisë, ose dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale, ju lutemi të na kontaktoni në [email protected].

Ndryshimet në Politikën e Privatësisë

Ne mund të ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë. Ndryshimet do të publikohen në faqen tonë të internetit dhe, nëse është e përshtatshme, do t’ju njoftojmë nëpërmjet emailit.

Vendndodhja e të dhënave

Të dhënat që mblidhen nga ju mund të ruhen dhe të përpunohen në Kosovë ose ndonjë vend tjetër në Bashkimin Evropian. Ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar se të dhënat tuaja trajtohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë.

Përdorimi i Cookies

Ne mund të përdorim “cookies” për të ndjekur aktivitetin e përdoruesit gjatë kohës që viziton (ka të hapur) faqen tone dhe përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Ju mund të vendosni preferencat tuaja për cookies në shfletuesin tuaj.

Përdoruesit e moshës së re

Ne nuk marrim në qasje informacione personale nga persona të moshës së re (nën 16 vjeç) pa praninë dhe aprovimin e prindërve ose kujdestarëve.

Lidhjet me faqe të tjera të internetit

Faqja jonë mund të përmbajë lidhje për faqe të tjera të internetit që nuk operohen nga ne. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë të faqeve të tjera, apo materialet qe faqet tjera publikojne.

Ky dokument është përditësuar për herë të fundit më 09.06.2023.