Skip to content Skip to footer

VEGJETACIONI PYJOR

Parku i Gërmisë është një destinacion popullor si për vendasit ashtu edhe për turistët

  • Bashkësia e shpardhit dhe qarrit
  • Bashkësia e bungut dhe shkozës
  • Bashkësia pyjore e bungut
  • Bashkësia pyjore e ahut

Bashkësia pyjore e shpardhit dhe qarrit (Quercetum frainetto-cerris scardicum Kras.)

Bashkësia e shpardhit dhe qarrit

Bashkësia pyjore e shpardhit dhe qarrit (Quercetum frainetto-cerris scardicum Kras.) është e përhapur në lartësi mbidetare prej 600 deri 700 m në ekspozicionin jugor. Kjo bashkësi është e zhvilluar në substratin silikat, në tokat ngjyrë gështenje në flish në pjerrësi të terrenit mjaft të vogël (25 shkall). Kushtet e tilla kanë mundësuar paraqitjen jo vetëm të numrit të madh të fitocenozave të renditura në formë mozaike varësisht prej kushteve mezo dhe mikroklimatike, por edhe një begatshmëri të madhe floristike.

Bashkësia pyjore e bungut dhe shkozës (Querco-Carpinetum moesiacum)

Bashkësia e bungut dhe shkozës

Nëpër gropëza, lugina dhe rrjedha të përroskave në substratin silikat, në ekspozicionin verior dhe perëndimor është e përhapur bashkësia e bungut dhe shkozës (Querco-Carpinetum moesiacum) në lartësi mbidetare prej rreth 800 m., në pjerrësi prej 30 shkallësh. Në aspektin floristik kjo bashkësi është e pasur me lloje, mirëpo për shkak të prerjes së pakontrolluar janë në degradim e sipër, kështu që sot më tepër janë të pranishëm drunjtë e ultë dhe shkurret.

Bashkësia pyjore e bungut (Quercetum moesiacum montanum)

Bashkësia pyjore e bungut

Në sipërfaqe relativisht të mëdha të zonës së Gërmisë janë pyjet e përfaqësuara me bungun (Quercus petraea) të cilat zhvillohen në bazën silikate dhe në toka të cekëta skeletore në lartësi mbidetare prej 820 deri 870 m. Kryesisht përfshijnë ekspozicionin jugperëndimor, perëndimor dhe lindor në pjerrësi të terrenit prej 15 deri 25 shkallë, por edhe më tepër siç është rasti në kodrën e Butovcit.

Bashkësia pyjore e ahut (Fagetum moesiacum montanum)

Bashkësia pyjore e ahut

Bashkësia pyjore e ahut (Fagetum moesiacum montanum) është e zhvilluar në substratin silikat në lartësi mbidetare prej 800 deri 950 m, në ekspozicionin verior, veriperëndimor dhe perëndimor në pjerrësi të terrenit prej 15 deri 35 shkallë. Në zonën e Gërmsë përveç dëllinjës së zezë e cila është lloj spontan i përhapur të gjitha llojet tjera të halorëve janë të kultivuara. Para shumë vjetësh në disa lokalitete të masivit të Gërmisë është bërë pyllëzimi në 86,33 hektar, me kultura halore si pisha e zezë (Pinus nigra), pisha e bardhë (Pinus silvestris). Në kodrën e Butosit, në vitin 1936 në një sipërfaqe prej rreth 10 ha është mbjellë pisha e zezë. Në afërsi të pishinës në ekspozicionin jugperëndimor gjenden rreth 20 hektar të pyllëzuar me pishë të zezë dhe rreth 1 hektar me akacie. Ky pyllëzim është bërë me 1961. Po në atë periudhë, përgjatë rrugës së asfaltuar në zonën rekreative në formë të aleve janë kultivuar pisha e zezë dhe pisha e bardhë. Me 1962 haloret janë kultivuar rreth përroit të Kolovicës dhe afër fshatit Matiçan. Me përjashtim të kulturës së pishës së zezë në Kodrën e Butosit të cilat gjatë bombardimeve të NATO-s kanë pësuar dëmtime të mëdha, në pjesët tjera kulturat halore janë në gjendje relativisht të mirë.

VEGJETACIONI BARISHTOR

Në masivin malor të Gërmisë si rezultat i veprimit të faktorit antropogjen (prerja, djegia) afro 22% të sipërfaqes (por jo unike) janë shndërruar në livadhe dhe kullota me tendencë të përhershme të rikthimit të tyre në toka punuese. Kryesisht dominojnë livadhet mezofile dhe kserotermofile.
Për zonën e Gërmisë karakteristikë është edhe vegjetacioni i shkëmbinjve i cili më së miri është i zhvilluar në lokalitetin e quajtur “Guri i Mprehtë” në lartësi mbidetare prej 952 m.

LLOJET E BIMËVE ENDEMIKE

Aktualisht në masivin e Gërmisë kemi 6 lloje bimore endemike të Ballkanit e këto janë:

grurziu

Grurëziu i Heraklës (Melampyrum heracleticum)

hithbuta

Hithëbuta e bigëzuar (Lamium bifidum)

karafili

Karafili ngjyrë gjaku (Dianthus cruentus)

dianthus

Karafili i hajthëm (Dianthus gracilis)

gjembardhi

Gjembardhi pëllëmbor (Eryngium palmatum)

Llojet bimore relikte

Llojet e bimëve të rralla dhe që janë në rrezik të zhdukjes

Në bazë të hulumtimeve është vërtetuar se në rrezik të zhdukjes janë 23 lloje bimore si: Lloje të rralla dhe të rrezikuara që gjenden vetëm në masivin e Gërmisë dhe në rrethinën e Deçanit në suazë të Kosovës është ptilostemi i pirpiktë (Ptilostemen strictus) i cili në Gërmi shtrihet në kuadër të bashkësisë pyjore të Dushkut Quercetum montanum Cer et Jov., dhe vingjra lulemadhe (Lathyrus grandiflorus), ndërsa lloji qumështorja gjethengushtë (Euphorbia exigua), i cili përveç në këtë masiv gjendet dhe në zonën e fshatit Hade të rrethinës së Obiliqit. Vetëm në masivin e Gërmisë në suazë të Kosovës gjendet lloji pedikularia tufore (Pedicularis comosa). Në zonën e Gërmisë lloje me disa individ dhe mjaft të rrezikuara dallohen vingjra pyjore (Lathyrus sylvestris), koeloglosi i blertë (Coeloglossum iride), vetëm në një lokalitet, ndërsa vingjra lulemadhe (Lathyrus grandiflorus) gjendet në një lokalitet me vetë disa individ, ndërsa në një lokalitet veç është zhdukur. Lloj shumë i rrezikuar është dhe haraqina mjekësore (Valeriana officinalis) që në zonën e mbrojtur të Gërmisë është konstatua vetëm në një lokalitet me disa individ në bashkësinë e ahut afër përroit nën kodrën e Butosit.

Vingjra lulemadhe (Lathyrus grandiflorus)

Koeloglosi i blertë (Coeloglossum iride)

Ptilostemi i pirpiktë (Ptilostemen strictus)

Qumështorja gjethengushtë (Euphorbia exigua)

Pedikularia tufore (Pedicularis comosa)

Haraqina mjekësore (Valeriana officinalis)

Vingjra lulemadhe (Lathyrus grandiflorus)

Liri (Linum gallicum)

Salepi i zbeht (Orchis pallens)

LLOJET E BIMËVE MJEKËSORE

Florën e masivit të Gërmisë e përbëjnë rreth 52 lloje të bimëve mjekësore, disa prej të cilave mund të shifen në tablen vijuese.

Haraqina mjekësore (Valeriana officinalis)

Bari i bletës (Melissa officinalis)

Xhërrokulli vjeshtor (Colchicum automnale)

Helmarina (Atropa bell-donna)

Nga hulumtimet e bëra është konstatuar se në një lokalitet në bashkësinë pyjore të bungut në ekspozicionin verilindor në lartësi mbidetare prej 808 metra gjendet një ekzemplar i bungutës (Qurcus pubescens) me vjetërsi mbi 150 vite. Në bashkësinë pyjore të ahut në të njëjtin ekspozicion në lartësinë mbidetare prej 840 metra në zonën luginore gjenden një ekzemplar i panjës së malit (Acer pseudoplatanus) po ashtu në një moshë rreth 150 vite.

Bunguta (Qurcus pubescens)

Panja e malit (Acer pseudoplatanus)

Mykoflora e masivit të Gërmisë

Kushtet e ndryshme klimatike dhe formacionet e ndryshme pyjore kanë kushtëzuar që zona e Gërmisë të jetë mjaft e pasur me kërpudha. Nga hulumtimet e bëra deri më tash në këtë fushë kanë rezultuar 83 lloje të kërpudhave të larta (me kapelë), që ndryshe njihen edhe si makromicete. Këto lloje iu takojnë dy klasave kryesore: klasës Ascomycetes 5 lloje dhe asaj Basidiomycetes 78 lloje. Sipas shpërndarjes në formacionet pyjore 71 lloje jetojnë në pyjet gjetherënëse (pyje të dushkut e të ahut ), 4 lloje jetojnë në formacionet pyjore të pishës, ndërsa 8 lloje gjenden në lëndina e livadhe. Sipas substratit 25 lloje jetojnë në drunj të caktuar qoftë të gjallë apo në kalbje e sipër (lloje fitofile), ndërsa 58 lloje jetojnë në substratin tokësor (lloje geofile). Llojet fitofile jetojnë, zakonisht në drunj të caktuar dhe janë ngushtësisht të lidhura me formacionet pyjore. Duke u bazuar në vlerën ushqyese gati gjysma e llojeve janë të ushqyeshme edhe pse vlera ushqyese te disa është më e lartë e te disa më e ulët. Si lloje më interesante e që gjenden edhe në librin e Kuq të Shqipërisë janë: pankushja (Boletus edulis), lafshgjeli (Cantharellus cibarius), veza e cezarit (Amanita cesarea) të cilat njëkohësisht janë edhe lloje pjesërisht të mbrojtura (vlen mbledhja në sasira të caktuara). Të kërcënuara janë edhe këto lloje : Hygrocybe coccinea, Russula virescens, Sarcoscypha coccinea. Lloje helmuese janë 8 e ndër më të rrezikshmet mund të përmendim llojet e gjinisë Amanita si Amanita phalloides, Amanita muscaria, Amanita pantherina, etj. Nga llojet që jetojnë në Gërmi 72 lloje jetojnë gjatë stinëve të ndryshme të vitit kurse 11 lloje jetojnë gjatë tërë vitit.

Fomes fomentarius

Bovista plumbea

Likenet

Anaptychia ciliaris

Flavoparmelia caperata

Ramalina fraxinea

Lecanora carpinea

Zbuloni faunën e pasur të Parkut të Parkut të Gërmisë

Duke u thelluar në diversitetin e kafshëve të egra dhe harmoninë ekologjike të parkut. Hyni në një vend të shenjtë të florës dhe faunës, ku natyra lulëzon në harmoninë e Prishtinës.

Fauna e Gërmisë

Fauna e Kosovës në tërësi dhe ajo e masivit të Gërmisë ne veçanti është pak e studiuar. Biotopet e ndryshme te sajë si dhe lartësitë e ndryshme u ofrojnë kushte të mira për jetesë llojeve të ndryshme shtazore. Fauna e masivit të Gërmise e cila i përket faunës se Evropës së mesme, sipas hulumtimeve të kryera deri më sot përbëhet nga: 5 lloje ujëtokësorësh, 7 lloje rrëshqitësish, 32 lloje shpendësh, dhe19 lloje gjitarësh. Gjithashtu ne kete masiv malor jane hulumtuar një numër i madh i insekteve nga rendet Orthoptera, Homoptera, Coleoptera, Diptera, Himenoptera dhe Lepidoptera që paraqesin grupin më të madh te organizmave.

  • Ujëtokësorët (Amphibia)
  • Rrëshqitësit (Reptilia)
  • Shpezët (Aves)
  • Gjitarët (Mamalia)
u1

Picërraku (Salamandra salamandra)

u2

Gargaliqi (Hyla arborea)

u3

Thithëlopa e gjelbër (Bufo viridis)

r1

Hardhuca e mureve (Podarcis muralis)

r2

Breshka e pyllit (Testudo hermani)

n

Nëpërka (Vipera)

e

Hardhuca e Gjelbër

s1

Buteo buteo (huta)

s2

Cuculus canorus (qyqja)

s3

Luscinia megarhynchos (bilbili i rendomte)

s4

Motacilla cinerea (bisht lëkundësi i përhimtë)

s5

Fringilla coelebs (zboraksi)

s6

Sitta europaea (zvarritësi i zakonshëm)

wiudj

Pupëza (Hoopoes)

s8

Carduelis carduelis (gardalina)

q1

Erinaceus europaeus (iriqi)

q2

Talpa europaea (urithi)

q3

Lepus europaeus (lepuri i fushes)

q4

Sciurus vulgaris (ketri)

q5

Dhelpra

q6

Mustela nivalis (bukla e vogel) Vulpes vulpes

l

Ujku

k

Kaprolli