ORARI I HAPJES DHE TRANSPORTI
Parku i Gërmisë është i hapur gjatë gjithë vitit nga ora 05:00 deri në mesnatë. Autobusi i trafikut urban numër 4 udhëton nga lagjja Mat drejt Gërmisë çdo ditë nga ora 06:00 deri në mesnatë.
Autobusi urban nr.4
Autobusi urban me numër 4 është linja që kalon në pjesët kryesore të qytetit të Prishtinës dhe të çon në Parkun e Gërmisë. Bileta për një udhëtim kushton vetëm 0.50€, ndërsa për gjithë ditën 0.80€. E veçanta e kësaj linje autobusi është se ju çon drejt te Parku i Gërmisë, dhe ju mund të merrni këtë linjë për në qendër të qytetit çdo 15 minuta nga Parku i Gërmisë.
PARKINGU
Parkingu në Parkun e Gërmisë ofron vend parkimi falas jashtë hyrjes së parkut, dhe hyrje me pagesë brenda parkut.
Informata rreth tarifave për parkim
• Nga e Hëna në të Shtunë
Tarifat për parkim me pagesë janë 1 (një) EUR
• Të Dielave dhe Festave Zyrtare
Tarifat për parkim me pagesë janë 1 (një) EUR
• Parkingu per Autobusë është 5 (pesë) EUR
• Motoristët & Çiklistët parkojnë pa pagesë
Nuk ka tarifë për parkim ndërmjet mesnatës dhe orës 9 të mëngjesit.
LEGJISLACIONI, RREGULLORE DHE UDHËZIME TJERA
LE TË QËNDROJMË NË KONTAKT
E-Mail:
Adresa:
Dr. Shpëtim Robaj, Parku i Germisë,
10 000 Prishtinë
Adresa:
Dr. Shpëtim Robaj
Parku i Germisë,
10 000 Prishtinë