Agjenda e Kontratës Sociale për Kryeqytetin Prishtina, në modulin e zgjerimit të shtigjeve në Parkun e Gërmisë, u finalizua dhe mund të jetë referencë suksesi për të tilla projekte. Ndërlidhja e banimeve rreth malit të Gërmisë me rrjetin qendror të shtigjeve është mundësuar nëpërmes katër shtigjeve të reja të cilat u inkorporuan në hartën e përgjithshme turistike të Parkut të Gërmisë, të plotësuar me harta, digjitalizim, shenjëzim dhe kioska informative malore.
Takimet me qytetarë, punëtoritë dhe dëgjimet publike kanë filluar para 16 muajsh, për të arritur në artikulimin final të projektit, mënyrës së realizimit dhe koordinimit në mes partnerëve.

Këto shtigje e lehtësojnë qasjen e banorëve të Matiqanit, Lugmirit, Hajvalisë, Mramorit, Vreshtave dhe Vranjevcit në zonën rekreative; ndërsa iniciativa është derivat i Agjendës së Kontratës Sociale për Kryeqytetin Prishtina dhe procesit konsultativ në mes qytetarëve, Kryeqytetit Prishtina dhe subjekteve ndërlidhëse. Vet procesi është mbështetur financiarisht nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale dhe Drejtoria për Hapësira Publike dhe Parqe, ndërsa është zbatuar nga Klubi Alpin Prishtina.


Kryeqyteti Prishtina vazhdon të avancojë drejt konceptit shëndetësor, rekreativ dhe turistik të shtigjeve, artikulimit të tyre dhe vendosjen e kësaj treve në hartën turistike dhe kulturore të rajonit, gjithnjë duke u bazuar në turizmin e qëndrueshëm, ambientalist dhe gjithëpërfshirjen si vlerë kulturore e banorëve të Prishtinës.


Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve
Donika Cetta
2 Comments
HealXO
Your writing is a true testament to your expertise and dedication to your craft. I’m continually impressed by the depth of your knowledge and the clarity of your explanations. Keep up the phenomenal work!
HealXO
Wow wonderful blog layout How long have you been blogging for you make blogging look easy The overall look of your site is great as well as the content