Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Përurohet Rrjeti i Shtigjeve të Parkut të Gërmisë

Me 23 Qershor e përuruam Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë, me theks në Kioskën Malore ku është vendosur 🗺️Harta dhe informacioni i duhur për Gërminë.

Së shpejti lansohet edhe Faqja Zyrtare e Gërmisë ku do të mund ta shkarkoni edhe hartën digjitale, përfshirë rrjetin e shtigjeve aktive por edhe info për aktivitetet tjera sportive, kulturore dhe bota e gjallë. Shtigjet dhe pasuria e Gërmisë do të publikohet edhe në rrjetet ndërkombëtare konform parametrave të sigurisë dhe sinjalistikës (në shenja janë të vendosura edhe numrat e emërgjencës dhe Kërkim-Shpëtimit malor)

Klubi Alpin Prishtina e realizoi ndërsa Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve dhe ProCredit Bank Kosova e përkrahën dhe mbikëqyrën çdo komponentë të projektit, duke vënë standard të punës, cilësi, komunikim dhe transparencë. Nëpërmes këtij realizimi Komuna e Prishtinës qëndron afër qytetareve dhe nevojave të tyre, duke nxitur kështu aktivitetete në natyrë, gjithnjë duke u mbështetur në shtigje të sigurta malore dhe të ardhme rekreative/turistike.

Parku dhe Mali i Gërmisë është vlerë e çmuar për gjithë vendin, ndërsa subjektet e vrapimit, çiklizmit dhe ecësit të cilët kanë aktivitete të rregullta në park na japin shembuj konkret të raportit njeri – natyrë, në dobi të shëndetit, ambientit dhe mirëqenies.

Projekti përmban:

  • 60 km gjatësi të ndara në 11 shtigje të veçanta:
  • Shtegu i Shëndetit
  • Shtegu Familjar
  • Shtegu i Ariut
  • Shtegu Rrezja
  • Shtegu i Liqenit
  • Shtegu i Çiklizmit
  • Qasja në Mramor
  • Shtegu i Sofalisë
  • Shtegu i Lugmirit
  • Shtegu Artan Venhari
  • Shtegu Erida Kurshumlija

Gjithashtu janë të vendosura edhe Kioskat Malore dhe Sinjalistika nëpër gjithë rrjetin duke e bërë të qasshëm dhe të sigurt për vizitorët. Duhet theksuar kujdesi i jashtëzakonshëm i Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve për Zonën e Mbrojtur dhe vet Masivin e Gërmisë; prandaj për çdo veprim apo aktivitet duhet kontaktuar stafin e kësaj Drejtorie.

Pavarësisht përurimit ne jemi duke vazhduar me përmirësim dhe shënim të rrjetit, gjithnjë me ndihmën e shumë miqve të sportit, natyrës dhe qytetit të Prishtinës.

Faleminderit:

Donika Çetta

X-Trailers

Kosova Trail Running Association

Gërmia 555

Kosova Bike

MTB Prishtina

Arian Mavriqi – Photography

Krenar me vajzat dhe djemtë e #KAP

#kryeqyteti #germia2023 #prishtinaepastërdheegjelbër💚

Burimi: Perparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtines, qershor 24, 2023.

Leave a comment